Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgje

55 posts

Arrestimet e para nga komunistët janë bërë që në vitin 1944. Ata shfrytëzuan burgjet ekzistuese dhe hapën të reja në shtëpitë që ua sekuestruan familjeve të pasura, apo nëpër kisha. Sepse, sipas tyre, ata ishin zot të gjithçkaje dhe Zot nuk kishte më.

Burgjet ndaheshin në burgje për të dënuar politikë dhe ordinerë.

Më vonë do të ndërtonin edhe godina të mirëfillta për këtë funksion, por kjo valë nuk zgjati më shumë sesa 10 vjet. Pasi kishte zbuluar avantazhet e shfrytëzimit në punë të të burgosurve, regjimi vendosi t’i kthente të gjitha burgjet, përveç Repartit 313 në Tiranë dhe 321 në Burrel, në reparte riedukimi me punë të detyruar.

Ato emërtoheshin me një numër dhe zhvendoseshin nga një vendnë tjetrin, siç e pamë në kategorinë e kampeve të punës. Pasi kaluan edhe disa vite dhe qeveria komuniste realizoi veprat e dëshiruara, për të pakësuar koston e zhvendosjes dhe ngritjes së vendbanimeve, repartet u vendosën pranë minierave ku puna e të dënuarve do të shfrytëzohej pafundësisht
Këto kamp-burgje afatgjata po i sjellim në këtë kategori, së bashku me burgjet që ishin vetëm vende izolimi.

Në vitet e para të pushtetit komunist, të dënuarit politikë vuanin dënimin në:
Burgun nr.1 Peshkopi, Burgun nr.3 Burrel, Burgu nr.4 Shkodër, Burgun nr.5 dhe Burgun nr.2 Tiranë, Burgun nr.7 Durrës, Burgun nr.9 Berat, Burgun nr. 11 Vlorë, Burgun nr.13 Elbasan, Burgun nr.15 Korçë, Burgu nr.17 Gjirokastër, Burgun nr.18 Kukës, Kampin nr.19 Valias, Burgun nr.20 Kavajë.

Kushtet higjienike, ushqimi dhe veshja, siç tregojnë raportet, ishin vazhdimisht me probleme. Sëmundjet si tuberkulozi, zgjebja, bronkiti në fillim të viteve ’50, kapnin shifra alarmante.

blank
Read More

Kampi i Tropojës

Reparti i riedukimit nr.387 ndodhej në Tropojë nga viti 1982 deri në vitin 1991. Rezulton të jetë hapur…
blank
Read More

Burgu Nr.9 Berat

Burgu nr. 9 i Beratit ishte ngritur në një godinë të vjetër. Funksionoi në periudhën tetor 1944 –…