Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampe të përkohshme pune

54 posts

Punët më të vështira për realizimin e projekteve me të cilat qeveria komuniste do të mburrej, iu ngarkuan menjëherë të dënuarve politikë që thanë kënetat, hapën rrugë dhe kanale ujitës duke punuar si skllevër.

Të tjerë u shpërndanë pranë fermave bujqësore. Kur dolën nga kampet e rrethuara, të internuarit punonin kryesisht në bujqësi, ndërsa të burgosurit, me shumë pak përjashtime, u organizuan në ato që u quajtën reparte riedukimi me punë të detyruar.

Këto kampe ishin të përkohshme. Diku pranë kënetës që do të thahej ose veprës që do të ndërtohej, improvizoheshin fjetore, vendosej rrethimi me gjemba dhe kampi qëndronte aty deri në përfundim të punimeve. Më pas, të dënuarit shkonin në një front tjetër pune.

Këtu do të shohim kampet e viteve të para dhe ato të mëvonshme, me emërtimin Reparte Riedukimi që u vendosën për një afat të kufizuar kohe pranë vendeve të punës.

blank
Read More

Kampi i Paprit

Të internuarit u vendosën në një ngrehinë njëkatëshe në formë stalle dhe për periudhën njëvjeçare që qëndruan aty,…
blank
Read More

Kampi i Laçit

Kampi u krijua në vitin 1961 në Laç për ndërtimin e objekteve të këtij qyteti të ri industrial…
blank
Read More

Kampi i Tërbufit

Qëllimi i këtij kampi ishte tharja e kënetës së Tërbufit në rrethin e Lushnjës. Në vitin 1956, në…
blank
Read More

Kampi i Gosës

Punimet për kanalin Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952, duke u bërë një…
blank
Read More

Kampi i Bishqemit

Bishqemi është një fshat i Elbasanit, një vend ku kalon hekurudha Peqin-Elbasan. Në vitin 1950 konsiderohej si një…