Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampe të përkohshme pune

54 posts

Punët më të vështira për realizimin e projekteve me të cilat qeveria komuniste do të mburrej, iu ngarkuan menjëherë të dënuarve politikë që thanë kënetat, hapën rrugë dhe kanale ujitës duke punuar si skllevër.

Të tjerë u shpërndanë pranë fermave bujqësore. Kur dolën nga kampet e rrethuara, të internuarit punonin kryesisht në bujqësi, ndërsa të burgosurit, me shumë pak përjashtime, u organizuan në ato që u quajtën reparte riedukimi me punë të detyruar.

Këto kampe ishin të përkohshme. Diku pranë kënetës që do të thahej ose veprës që do të ndërtohej, improvizoheshin fjetore, vendosej rrethimi me gjemba dhe kampi qëndronte aty deri në përfundim të punimeve. Më pas, të dënuarit shkonin në një front tjetër pune.

Këtu do të shohim kampet e viteve të para dhe ato të mëvonshme, me emërtimin Reparte Riedukimi që u vendosën për një afat të kufizuar kohe pranë vendeve të punës.