Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampe të përkohshme pune

54 posts

Punët më të vështira për realizimin e projekteve me të cilat qeveria komuniste do të mburrej, iu ngarkuan menjëherë të dënuarve politikë që thanë kënetat, hapën rrugë dhe kanale ujitës duke punuar si skllevër.

Të tjerë u shpërndanë pranë fermave bujqësore. Kur dolën nga kampet e rrethuara, të internuarit punonin kryesisht në bujqësi, ndërsa të burgosurit, me shumë pak përjashtime, u organizuan në ato që u quajtën reparte riedukimi me punë të detyruar.

Këto kampe ishin të përkohshme. Diku pranë kënetës që do të thahej ose veprës që do të ndërtohej, improvizoheshin fjetore, vendosej rrethimi me gjemba dhe kampi qëndronte aty deri në përfundim të punimeve. Më pas, të dënuarit shkonin në një front tjetër pune.

Këtu do të shohim kampet e viteve të para dhe ato të mëvonshme, me emërtimin Reparte Riedukimi që u vendosën për një afat të kufizuar kohe pranë vendeve të punës.

blank
Read More

Kampi i Maliqit  

Tharja e kënetës së Maliqit ishte një synim i hershëm i shtetit shqiptar për të përfituar tokë.  Në…
blank
Read More

Kampi i Vlashukut

Në mars – nëntor 1953 u hap kampi në Vlashuk për të ndërtuar kanalin Ujitës Devoll – Thanë,…
blank
Read More

Kampi i Urës së Bonës

Në vitin 1950 punoi për ndërtimin e hekurudhës që bashkonte Peqinin me Elbasanin. Hekurudha kishte 4 tunele dhe…
blank
Read More

Reparti i Rinasit

Në 14 – 15 korrik 1955 reparti nr 2 u zhvendos në Rinas të Tiranës ku mori emrin…
blank
Read More

Kampi i Jubës

Ky është kampi i parë i punës së detyruar në Shqipërinë komuniste. U ngrit në fshatin Jubë të…
blank
Read More

Kampi i Yzberishtit

Në vitin 1950 kampi i Maliqit zhvendoset në Yzberisht të Tiranës. Këtu do punohej për kanalin e bojërave.…
blank
Read More

Kampi i Bedenit

Kampi  i Bedenit ishte një nga vendet e tmerrshme për të burgosurit politikë të cilët duhej të ndërtonin…