Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Vende internimi

32 posts

Me të marrë drejtimin e Shqipërisë, komunistët filluan të grumbullojnë familjet e “armiqve” në kampe të ngjashme me ato naziste dhe të krijojnë në qytetet kryesore zona me “gjak të pastër” komunist.
Nga viti 1945 deri më 1953, kampet e përqendrimit kanë qenë të rrethuara me tela me gjemba. Për të qenë të sigurt që do u ndërprisnin çdo marrëdhënie me të afërmit dhe çdo mundësi veprimi, të internuarit dërgoheshin sa më larg qendrës sëtyre të banimit: jugorët në veri dhe veriorët në jug.

Pikat e para të grumbullimit kanë qenë përkatësisht Kruja dhe Berati.
Të rrethuarit me tela me gjemba ishin kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, duke qenë që burrat e shtëpisë ishin përgjithësisht të arratisur ose të vrarë.

Sipas të dhënave zyrtare, në tetor 1949, në kampe ndodheshin 2618 njerëz. Fëmijët ishin më të shumtë në numër sesa gratë dhe pleqtë. Mes të internuarve, kishte edhe shtetas të huaj: robër gjermanë, italianë dhe grekë.

Kampet e rrethuar me tela me gjemba 1945-1953

Kampet e hapura të internimit 1954-1990

Edhe pse kampet e internimit me tela me gjemba u mbyllën ligjërisht, dhjetëra të internuar vazhdonin të qëndronin të rrethuar sepse në kampet ku i çuan, në Plug dhe Savër të Lushnjës dhe Shtyllas të Fierit punonin edhe të burgosur.

1977- Në këtë kohë risillet modeli i kampeve me tela me gjemba në vendet e internimit Tale, Fishtë dhe Kalivaç të Lezhës.

1990 -Vendimi i fundit i internimit duhet të jetë marrë më 10 shkurt 1990. Më datë 8 maj 1990 Kuvendi Popullor shfuqizoi ligjin e internimeve dhe dëbimeve.

Shifra:
Dokumentet dëshmojnë për 12 mijë persona të internuar në vitet 1949-1990. Duke llogaritur fëmijët dhe të internuarit para 1949-ës numri i të internuarve dhe dëbuarëve në Shqipëri është shumë më i lartë.

blank
Read More

Vend internimi Tale

Sipas të dhënave të gjetura nga studiuesi Kastriot Dervishi, këtu hasim një paradoks. Talja e Lezhës, ishte një…
blank
Read More

Kampi i Krujës

Kampi i Krujës, mars 1945 – shtator 1947  Kampi ndodhej brenda qytetit të Krujës në një repart ushtarak.…
blank
Read More

Kampi i Beratit

Kampi i Beratit, mars 1945 – maj 1949  Kampi ka qenë kryesisht në lagjen “Çelepias” të qytetit.  Kampi…
blank
Read More

Kampi i Kamzës

Nga viti 1948-1950 funksionoi si kamp pune për të burgosurit. Bonifikimi i fushës së Kamzës dhe Valiasit ishte…
blank
Read More

Kampi i Plugut

Kampi i fermës “29 Nëntori” në Plug të Lushnjës, u formua në vitin 1950, si një kamp i…