Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Spaçi/ Video-dëshmi nga Ëngjëll Çarçani

“Mua më degdisën në Spaç. Takoj miqtë e mi, Nashon, Qaniun. Më merr Qaniu, më thotë: hajde të pish një kafe. Isha bërë dyll i verdhë. Se i lejonin të pinin kafe. Erdhi vëllai i Muharremit, Petriti, më dha bukën e darkës së tij. Ndenjëm nja dhjetë ditë dhe pastaj më dërguan në minierë.

Kur kam vajtur, kemi qenë në një avancim i thoshin, kur kam hyrë në minierë edhe hyra në furrnelë se ikje me kilometra, pastaj do ngjiteshe në furrnelë, atje pikonte, binte erë myk. “O nëne, thashë, tani a do dal gjallë? Atje kam parë…, o Zot i madh!” Mirëpo desh kam prerë dorën. Shyqyr ai minatori, kur e ktheva vagonin, do e kisha prerë. Si përfundim nuk shpëtova prapë.

Një herë kisha mbushur vagonin, janë me rula ato, atë piatinën. E kishte vënë ai tubin si shtrembër, unë si isha, m’u kthye vagoni, më ka thyer dorën. Nuk më zuri në gjoks, fati im. Se ai ishte një ton vetë, një ton ka material, dy ton, më ra këtu, ma shtrembëroi dorën. Dal jashtë, një miku im ma zë me kartona, një Fadil nga Shijaku.

Më mbajnë një muaj. Më thonë: “E theve vetë dorën”. Unë me 125 për qind normën, jo se punoja nga dëshira, por të bëja një kile sheqer, se nuk kisha, gruan e kisha vetëm, nënën plakë, pa pension, pa gjë… Merrja nga 1500 L nganjëherë kështu. Edhe më thonë: “E ke thyer vetë! Je stimulant!” Edhe i bëj një letër komandantit të kampit, por ishte një plak sikur arsyetonte pak. I them: “Zoti komandant, kështu-kështu është puna”. “E ik, ik”, më thotë mua.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts