“Shumë e rëndë. Pra, në galeri ishte 30 gradë C temperatura. Do zhvisheshe vetëm me të mbathura…Pa kapur lopatën të dilte djersa!
Ju kërkohej normë?
Norma ishte shumë e rëndë, biles. Ishin vagonat polakë, që merrnin 7 kv, 700 kile dhe ne bënin 20 vagona me ato, tre veta.
Çfarë ndodhte me atë që nuk e plotësonte normën?
Të gjithë, gjithë natën do futeshin, do punonin në teleferik. Gjithë natën. Ishte e pamundur. Ose do rrinte lidhur gjithë kohës në shtyllë në qoftë se nuk bënte normën deri 8-orëshin. Pas 8-orëshit do e merrte dhe në qoftë se ti do vazhdoje ashtu, prapë po ai avaz do ishte, pra, lidhje. Pastaj, kur ishte ftohtë, ngrinte njeriu. E merrte polici, ndizte zjarrin, e ngrohte, që të shkrihej. Edhe gjë e çuditshme kjo, këtë e diskutonin edhe mjekët në atë kohë që, kjo është një fuqi e çuditshme. Domethënë njeriu të ngrijë edhe të jetojë, të shkrihet edhe të jetojë. Edhe shkenca nuk e pranon, megjithatë Zoti…!”