Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Spaçi/ Video-dëshmi nga Roland Toli

“Në fillim, më dërguan te një dhomë që i përkiste zonës së dytë në Spaç që merrej me shfrytëzimin e piritit dhe nga aty, të nesërmen, mbasi na dhanë një palë çizme dhe një palë rroba bojë kafe na nxorën në punë, në zonë të dytë.

Kushtet e punës atje ishin të jashtëzakonshme sepse…  acidi, kundërmimi i acidit të digjte hundët kur shkoje lart në zonë të dytë edhe sa më shumë të afroheshe, kur kaloje pranë galerive, ato nxirrnin avull, ngaqë temperaturat jashtë ishin më të ulëta se sa ato brenda.

….

Ushqimi ishte mënxyrë. Ishte… në mëngjes kishe pilaf ose supra të ndryshme. Seç ishin supë me lakra të thata ose spinaq të thatë, ose pras të thatë që fillimisht kur do të ndahej gjella nga tenxherja do të hiqeshin krimbat, që të ndahej ushqimi nëpër pjatat e të gjithë dënuarve që kishin 8 vetë çdo tavolinë.

Më një fjalë, që ishim për turnin që do të shkonim: i pari, i dyti, i treti dhe ishte mëngjesi. Kur vinim, kishim një pilaf, po supë kuptohet. Edhe në darkë kishim çaj dhe marmallatë molle, mëngjesi edhe qumështin. Qumësht pluhur të cilin e hanin dhe kapterrat, hanin dhe të dënuarit që ishn brenda. Me këtë ne duhet të bënim 8 vagona, dy palë trupa dhe një palë bira. Kjo ishte që të merrnim 100-përqindëshin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts