Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Spaçi/ Video-dëshmi nga Vaskë Orgocka

“Po, në Spaç. Unë kam qenë në minierë, kam punuar edhe në jetën e lirë këtu, në Mborje-Drenovë dhe kur vajta në Spaç, e pashë edhe atje minierën, por ndryshimi ishte jashtëzakonisht i madh. Në minierën e Spaçit, ku punonin të burgosurit, atje nuk ishte minierë ose më mirë të them atje njerëzit nuk llogariteshin si krijesa njerëzore, por llogariteshin si mjete pune.

Vetëm për të prodhuar atë mineral që atyre, e quanin të nevojshëm, të domosdoshëm për të punuar fabrikat, atje nuk llogaritej njeriu si njeri, atje llogaritej njeriu i barabartë me një lopatë, me një kazëm.

Edhe policët ishin të urdhëruar, apo kështu e ndienin, nuk e di, por kur ndodhte aksident dhe vdiste ata gëzoheshin, tregonin gëzim dhe thoshin: “Punë e madhe më pak, mbeti një armik më pak”. Dhe këto aksidente ishin jo pak.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts