Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

16 klerikët e vdekur nga torturat nëpër burgjet komuniste

blank

Një ndër pjesët më të errëta të historisë së diktaturës komuniste është dhuna ndaj klerit në Shqipëri, kryesisht në Shkodër. Në vitin 1978, Sigurimi i Shtetit kishte hartuar listat e klerikëve të vrarë, të vdekur në burgje e të tjera kategori të persekutimit të diktaturës ndaj klerit. Në listën e parë, janë emrat e 26 klerikëve që janë ekzekutuar nga diktatura komuniste.Në listë, spikasin emra të njohur të klerit katolik në Shkodër, ndër të cilët, Anton Harapi, Çiprian Nika, Ndre Zadeja, Xhovani Fausti, Gjon Shllaku, Engjëll Kovaçi, Dedë Malaj e të tjerë.

Një tjetër listë që gjendet në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin, ështe edhe ajo me emrat e klerikëve që kanë humbur jetën në burgjet komunsite. Janë 16 klerikë të vdekur në burg, të listuar nga Sigurimi i Shtetit në dokumentin e dhjetorit të vitit 1978. Ata kanë dhënë shpirt në torturat e xhelatëve komunistë. Janë emra të spikatur të klerit, përqëndruar gjithashtu në Shkodër. Në listë është Gaspër Thaçi, Klemend Nikaj, Lekë Sirdani, Benardin Palaj etj. Më poshtë, botohet dokumenti i plotë.

blank

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts