Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Vende internimi

32 posts

Me të marrë drejtimin e Shqipërisë, komunistët filluan të grumbullojnë familjet e “armiqve” në kampe të ngjashme me ato naziste dhe të krijojnë në qytetet kryesore zona me “gjak të pastër” komunist.
Nga viti 1945 deri më 1953, kampet e përqendrimit kanë qenë të rrethuara me tela me gjemba. Për të qenë të sigurt që do u ndërprisnin çdo marrëdhënie me të afërmit dhe çdo mundësi veprimi, të internuarit dërgoheshin sa më larg qendrës sëtyre të banimit: jugorët në veri dhe veriorët në jug.

Pikat e para të grumbullimit kanë qenë përkatësisht Kruja dhe Berati.
Të rrethuarit me tela me gjemba ishin kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, duke qenë që burrat e shtëpisë ishin përgjithësisht të arratisur ose të vrarë.

Sipas të dhënave zyrtare, në tetor 1949, në kampe ndodheshin 2618 njerëz. Fëmijët ishin më të shumtë në numër sesa gratë dhe pleqtë. Mes të internuarve, kishte edhe shtetas të huaj: robër gjermanë, italianë dhe grekë.

Kampet e rrethuar me tela me gjemba 1945-1953

Kampet e hapura të internimit 1954-1990

Edhe pse kampet e internimit me tela me gjemba u mbyllën ligjërisht, dhjetëra të internuar vazhdonin të qëndronin të rrethuar sepse në kampet ku i çuan, në Plug dhe Savër të Lushnjës dhe Shtyllas të Fierit punonin edhe të burgosur.

1977- Në këtë kohë risillet modeli i kampeve me tela me gjemba në vendet e internimit Tale, Fishtë dhe Kalivaç të Lezhës.

1990 -Vendimi i fundit i internimit duhet të jetë marrë më 10 shkurt 1990. Më datë 8 maj 1990 Kuvendi Popullor shfuqizoi ligjin e internimeve dhe dëbimeve.

Shifra:
Dokumentet dëshmojnë për 12 mijë persona të internuar në vitet 1949-1990. Duke llogaritur fëmijët dhe të internuarit para 1949-ës numri i të internuarve dhe dëbuarëve në Shqipëri është shumë më i lartë.

blank
Read More

Sulzotaj

Fshat i Lushnjës, sektor i fermës bujqësore “29 Nëntori” ku, bashkë me 10 sektorë të tjerë të kësaj…
blank
Read More

Zhamë

Një nga 11 sektorët e fermës bujqësore “29 Nëntori”, Lushnjë, ku u vendosën të internuarit e kampit të…
blank
Read More

Dushk

Një nga 11 sektorët e fermës bujqësore “29 Nëntori” të Lushnjës, ku u shpërndanë të internuarit pas mbylljes…
blank
Read More

Rrapëz

Fshat i Lushnjës i kthyer në qendër internimi pasi u prishën kampet e rrethuara me tela me gjemba.…
blank
Read More

Kryekuq

Fshat i Lushnjës, ku, pas prishjes së kampeve me tela me gjemba, u vendosën disa familje të internuarish,…
blank
Read More

Çermë-Kamp

Në këtë fshat del në sipërfaqe fjala drithëruese “kamp” e kamufluar në fshatrat fqinjë nën termin “sektor”, që…
blank
Read More

Çermë-Sektor

Fshat i Lushnjës që konsiderohej si sektor i Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori” dhe shërbente si bazë për internimin…
blank
Read More

Grabian

Vend internimi që kamuflohej si sektor i ndërmarrjes bujqësore të Lushnjës me emërtimin Grabian-Sektor. Një nga vendet në…
blank
Read More

Gradishtë

Një nga fshatrat e Lushnjës, ku pati një përqendrim të lartë të familjeve të internuara, pas mbylljes së…
blank
Read More

Kampi i Gjazës

Zona të ndryshme rreth Lushnjës, që u përdorën për internime, u emërtuan si sektorë të ndërmarrjes bujqësore. “Sektori-Gjazë” ishte…