Për herë të parë në Shqipëri, një kamp i zhdukur i diktaturës vjen para shqiptarëve i rindërtuar në Grafikën 3D. Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit – ISKK, dhe Konrad Adenauer Stiftung publikuan këtë film dhjetë minutësh, ku falë arkitekturës grafike dhe rrëfimeve origjinale të të mbijetuarve. Ky produkt risjell fizikisht në kujtesën e të ish dënuarve politikë dramën e atij kampi. Kjo është hera e parë që mjedise të brendshme dhe të jashtme të kampit të Tepelenës shfaqen të rindërtuara në video. Narrativa e filmit bazohet në përshkrimet e hollësishme gojore të disa prej të mbijetuarve të këtij kampi: Azis Ndreut, Klora Mirakajt, Simon Mirakajt, Kurt Kolës, Lek Pervizit, Vasil Kokalit, Qamil Merlikës.
Për riprodhimin vizual me kaq mjeshtëri të pamjeve të kampit, artisti grafik dhe regjisori , i janë referuar skicave të Lek Pervizit. Kurse për të gjitha detajet, ekipi ka punuar në konsulencë të ngushtë e të vazhdueshme me Azis Ndreun.
Ekipi i produksionit:
Prodhuar nga Barraka Production
Luljeta Lleshanaku/skenariste,
Elton Baxhaku/regjisor,
Klit Burda/3D artist,
Royald Elezaj/drejtor fotografie,
Agron Tufa/drejtor i projektit.